Shtimi i protestave popullore, tmerri i regjimit Al Saud
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49884-shtimi_i_protestave_popullore_tmerri_i_regjimit_al_saud
Në më pak se dhjetë ditë, të rinjtë e Arabisë Saudite nëpër rrjetet sociale kanë bërë apelin e dytë për protesta anti-qeveritare në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 29, 2017 03:29 Europe/Tirane
  • Shtimi i protestave popullore, tmerri i regjimit Al Saud

Në më pak se dhjetë ditë, të rinjtë e Arabisë Saudite nëpër rrjetet sociale kanë bërë apelin e dytë për protesta anti-qeveritare në këtë vend.

Të rinjtë e Arabisë Saudite më 27 Prill 2017, në rrjetet sociale kanë bërë thirrje që të dielën më 30 Prill të organizohet një protestë me sloganin “Tubimi i të papunëve”. Protestat në Arabinë Saudite kanë filluar që para gjashtë vitesh, por nuk kanë pasur vazhdimësi. Arsyeja e mosvazhdimësisë së protestave në Arabinë Saudite nuk është ndryshimi i kushteve të popullit apo shtimi i kënaqësisë popullore ndaj regjimit Al Saud, por ndjekja e politikave shtypëse dhe represive të pushtetit saudit. Në këtë kuadër, populli i Arabisë Saudite, më 21 Prill kërkoi të organizojë protesta ndaj gjendjes ekonomike dhe  problemit të papunësisë, por këto protesta nuk u organizuan për shkak të masave të ashpra të sigurisë të marra nga regjimi Al Saud si dhe për shkak të dislokimit të forcave të shumta të sigurisë në qytetet e mëdha saudite e në veçanti në kryeqytetin Rijad. Edhe nëse protesta e 30 Prillit anulohet për shkak të masave të rrepta të sigurisë, përsëri ajo konsiderohet si një kërcënim për regjimin Al Saud. Ky është një kërcënim dydimensional. Dimensioni i parë ka të bëjë me faktin se populli i Arabisë Saudite është i pakënaqur nga situata ekonomike e sidomos nga niveli i lartë i papunësisë dhe nga reduktimi i pagave dhe shpërblimeve të punonjësve të shtetit. Mbreti i Arabisë Saudite, Selman ben Abdulaziz, duke e kuptuar nivelin e gjerë të pakënaqësisë popullore, javën e kaluar mori vendim për rikthimin e të gjitha shpërblimeve dhe subvencioneve për punonjësit shtetërorë dhe të ushtrisë, të cilat ishin hequr në Shtator 2016, për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe shpenzimeve të mëdha të luftës kundër Jemenit. Ky vendim mund të ketë ndikim relativ tek punonjësit e shtetit dhe të ushtrisë, ndërsa nuk do të ndikojë aspak tek ushtria e madhe e të papunëve në Arabinë Saudite, pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinjtë. Si rrjedhim, protesta e të rinjve të papunë konsiderohet një kërcënim serioz për pushtetin saudit. Dimensioni i dytë ka të bëjë me faktin se populli i Arabisë Saudite është i pakënaqur me politikat e jashtme ndërhyrëse të regjimit Al Saud që konsiderohen si faktori kryesor i problemeve ekonomike të vendit. Që prej dy vitesh, Arabia Saudite ka hyrë në luftë me Jemenin dhe në këtë luftë ka shpenzuar miliarda dollarë. Gjithashtu, regjimi Al Saud ka bërë shpenzime kolosale për rrëzimin e qeverisë së Bashar Asadit në Siri dhe për të destabilizuar Irakun, ndërsa për të fituar përkrahjen e fuqive perëndimore, ka shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë për të blerë armë nga shtetet perëndimore. Megjithëse pushteti saudit ka prezantuar disa plane për uljen e papunësisë, ku një prej këtyre planeve përfshin dëbimin e punëtorëve të huaj, padyshim një prej rrugëve që do ta shpëtonte regjimin Al Saud nga rreziku i pakënaqësisë popullore do të ishte ndryshimi i politikës së jashtme agresive dhe luftënxitëse si dhe përpjekjet për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.