Forcat amerikane dislokohen në kufi të Turqisë dhe Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49886-forcat_amerikane_dislokohen_në_kufi_të_turqisë_dhe_sirisë
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes bëri të ditur dislokimin e forcave ushtarake amerikane në kufirin Turqi-Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 29, 2017 03:51 Europe/Tirane
  • Forcat amerikane dislokohen në kufi të Turqisë dhe Sirisë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes bëri të ditur dislokimin e forcave ushtarake amerikane në kufirin Turqi-Siri.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Jeff Davis, zëdhënësi i Pentagonit, të premten pretendoi se forcat dhe pajiset amerikane janë dislokuar në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë për të parandaluar tensionet dhe përleshjet mes turqve dhe sirianëve. Nga ana tjetër, autoritetet e larta të kurdëve të Sirisë kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve Associated Press se forcat dhe pajisjet amerikane kanë filluar patrullimin e tyre në kufijtë mes Turqisë dhe Sirisë. Dislokimi i forcave amerikane në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë është bërë pasi sulmet ajrore të Turqisë në Irak dhe Siri shkaktuan vrasjen e të paktën 20 pjesëtarëve të Njësive Mbrojtëse Popullore (JPG) dhe plagosjen e 18 personave të tjerë. Vlen të theksohet se JPG është grupi më i rëndësishëm kurd që po lufton kundër grupit terrorist ISIS.