Forcat siriane avancojnë drejt provincës Hama
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49916-forcat_siriane_avancojnë_drejt_provincës_hama
Forcat e ushtrisë siriane kanë përparuar në qytetin Tajbat al-Imam të mbajtur nga terroristët në provincën perëndimore të Hama dhe e çliruan atë nga zgjedha e terroristëve takfiristë, njoftuan burimet ushtarake dhe mediatike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2017 15:42 Europe/Tirane
  • Forcat siriane avancojnë drejt provincës Hama

Forcat e ushtrisë siriane kanë përparuar në qytetin Tajbat al-Imam të mbajtur nga terroristët në provincën perëndimore të Hama dhe e çliruan atë nga zgjedha e terroristëve takfiristë, njoftuan burimet ushtarake dhe mediatike.

Njësitë e ushtrisë filluan ofensivën e tyre me goditje të fuqishme të pozicioneve të ISIS dhe të frontit Fateh al-Sham me zjarr artilerik dhe raketa, duke vrarë ose plagosur dhjetëra terroristë takfiristë, tha një burim ushtarak për agjencinë e lajmeve SANA. Ushtarët dhe luftëtarët sirianë pastaj u futën në qytet, duke u angazhuar në përleshje të ashpra me terroristët, shtoi agjensia zyrtare siriane e lajmeve. Zyra e medias e lëvizjes së rezistencës islamike Hezbollah të Libanit tha se qyteti kishte rënë nën kontrollin e forcave siriane. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se ushtria siriane ka çliruar qytetin Tajbat al-Imam pas ditëve të luftimeve të rënda. Një burim anonim nga ana e terroristëve tha gjithashtu se militantët po tërhiqeshin nga qyteti. Forcat siriane pas këtij suksesi do të përpiqen të çlirojnë më shumë zona përgjatë autostradës strategjike M5 midis qyteteve të Damaskut dhe Alepos. Më parë këtë javë, trupat siriane morën kontroll mbi qytetin Suran, gjithashtu në provincën Hama. Suran është porta veriore e ushtrisë siriane në kryeqytetin provincial të Hamas.