Ebadi: Fitorja në Mosul shumë afër
(last modified Sat, 29 Apr 2017 18:53:18 GMT )
Prill 29, 2017 20:53 Europe/Tirane
  • Ebadi: Fitorja në Mosul shumë afër

Kryeministri i Irakut z. Heidar Ebadi, në simpoziumin me temë “Uniteti Kombëtar” ka thënë se Ir

aku ndodhen në fazën finale të luftës kundër terrorizmit dhe çlirimit të qytetit Mosul nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut theksoi po ashtu mbi vazhdimin e ndihmave ndërkombëtare ndaj vendit të tij në betejën finale me grupin terrorist ISIS. Kryeministri i Irakut ka njoftuar shtimin e buxhetit të forcave vullnetare Hash Sha'abi që nga fillimi i muajit të ardhshëm dhe ka theksuar në përkushtimin më të madh të forcave të sigurisë së këtij vendi për garantimin e sigurisë dhe jetës së qytetarëve gjatë operacioneve për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit.Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e Mosuli kanë filluar në tetor të vitit 2016 dhe deri më tani kanë arritur suksese të mëdha.

 

Tags