Kancelarja e Gjermanisë takohet me mbretin e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50018-kancelarja_e_gjermanisë_takohet_me_mbretin_e_arabisë_saudite
Kancelarja e Gjermanisë e cila po zhvillon një vizitë në Arabinë Saudite për të forcuar marrëdhëniet bilaterale dhe për të përgatitur rrethanat e takimit të ardhshëm të grupit G-20, dje ka zhvilluar një takim me mbretin e Arabisë Saudite. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Kancelarja e Gjermanisë takohet me mbretin e Arabisë Saudite

Kancelarja e Gjermanisë e cila po zhvillon një vizitë në Arabinë Saudite për të forcuar marrëdhëniet bilaterale dhe për të përgatitur rrethanat e takimit të ardhshëm të grupit G-20, dje ka zhvilluar një takim me mbretin e Arabisë Saudite. 

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se mbreti i Arabisë Saudite pas pritjes solemne të organizuar për Angela Merkel në pallatin e tij në Xhida, në një takim të zhvilluar me pjesëmarrjen e disa funksionarëve shtetërorë, ka nënshkruar 6 dokumente bashkëpunime me kancelaren gjermane. Sipas deklaratave të funksionarëve gjermanë, Merkel në vazhdim të vizitës së saj në Arabinë Saudite, me funksionarët sauditë do të diskutojë në lidhje me programin e takimit të grupit G-20 i cili përfshinë marrëveshjen për ndryshime klimatike të Parisit dhe vendimet e këtij vendi në lidhje me mënyrën e prodhimit dhe konsumimit të energjisë. Kjo është në kohën kur funksionarët e Gjermanisë para vizitës së Merkel në Arabinë Saudite, kanë deklaruar mbështetjen e Gjermanisë ndaj përpjekjeve të Riadit për të krijuar një larmi në ekonominë e këtij vendi dhe për reduktimin e varësisë së këtij vendi në naftë. Kancelarja e Gjermanisë të hënën do të largohet nga Riadi dhe do të shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku vendi i saj ka investuar 2.6 miliardë dollarë.