Arrestohen me dhjetëra persona të dyshuar për sulme terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50088-arrestohen_me_dhjetëra_persona_të_dyshuar_për_sulme_terroriste
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka njoftuar për arrestimin e 46 personave të dyshuar për kryerjen e sulmeve terroriste vitin e kaluar jashtë Xhamisë së Profetit s.a.v.s. në Medine.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 02, 2017 08:20 Europe/Tirane
  • Arrestohen me dhjetëra persona të dyshuar për sulme terroriste

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka njoftuar për arrestimin e 46 personave të dyshuar për kryerjen e sulmeve terroriste vitin e kaluar jashtë Xhamisë së Profetit s.a.v.s. në Medine.

Në mesin e të arrestuarve janë 32 shtetas sauditë dhe 14 shtetas të huaj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Mansour al-Turki. Hetimet kanë zbuluar se personat e arrestuar ishin drejtpërdrejt të përfshirë në sulmin që kishte për cak besimtarët në Xhamin e Profetit”, ka thënë al-Turki. Në korrik të vitit të kaluar, katër policë u vranë në një sulm vetëvrasës pranë Xhamisë së Profetit s.a.v.s., në perëndim të qytetit Media. Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën islame, pasi ai ndodhi pranë xhamisë në vendin e dytë më të shenjtë të islamit.