ISIS dështon në sulmin në perëndim të Sirisë
Ushtria e Sirisë gjatë një operacioni, ka neutralizuar një sulm të terroristëve të ISIS të cilët duke sulmuar rajonin Mukeser Hisan në bjeshkët Shumerija në pjesën lindore të Homsit, synonin të depërtojnë në bazat e ushtrisë së Sirisë në këtë rajon.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat e ushtrisë siriane gjatë këtij operacioni kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terrorist të ISIS. Nga ana tjetër, terroristët e ISIS kanë sulmuar me predha fshatin Al-Mekhram në lindje të Homsit në perëndim të Sirisë. Gjatë sulmit me predha të terroristëve të frontit Nusra që ndodhen në qytetin Al-Naimije në disa rajone të provincës Daraa në jug të Sirisë, janë plagosur 4 persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë dhe pronat e qytetarëve të këtij rajoni. Dy persona të tjerë janë plagosur gjithashtu gjatë sulmit të terroristëve të Frontit Nusra në afërsi të Hamah.