32 të vrarë nga sulmi i ISIS në një kamp refugjatësh
May 02, 2017 13:52 Europe/Tirane
I ashtuquajturi Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka njoftuar se të martën nga sulmet vetëvrasëse të kryera nga grupi terrorist ISIS ndaj një kampi të refugjatëve në verilindje të Sirisë, të paktën 32 persona kanë humbur jetën.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, të paktën pesë akte vetëvrasëse janë kryer në afërsi të një kampi refugjatësh irakianë në provincën Hasake, në verilindje të Sirisë, ku kanë mbetur të vrarë 32 persona. Pas kryerjes së këtyre sulmeve kanë filluar përleshjet midis forcave demokratike siriane (koalicioni i forcave kurdë dhe arabe me përkrahjen e sulmeve amerikane) dhe terroristëve të ISIS.
Tags