Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në Dejrulzur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50110-ushtria_siriane_sulmon_pozicionet_e_terroristëve_në_dejrulzur
Forcat e ushtrisë siriane kanë sulmuar sot pozicionet e terroristëve të ISIS në Derjulzur, duke rrëzuar një dron spiun të terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2017 15:17 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në Dejrulzur

Forcat e ushtrisë siriane kanë sulmuar sot pozicionet e terroristëve të ISIS në Derjulzur, duke rrëzuar një dron spiun të terroristëve.

Sipas agjencisë së lajmeve siriane Sana, ky dron spiun u rrëzua në afërsi të aeroportit të Derjulzur në lindje të Sirisë. Po ashtu sot, Ushtria e Sirisë gjatë një operacioni, ka neutralizuar një sulm të terroristëve të ISIS të cilët duke sulmuar rajonin Mukeser Hisan në bjeshkët Sumerija në pjesën lindore të Homsit, synonin të depërtojnë në bazat e ushtrisë së Sirisë në këtë rajon. Forcat e ushtrisë siriane gjatë këtij operacioni kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terrorist të ISIS. Nga ana tjetër, terroristët e ISIS kanë sulmuar me predha fshatin Al-Mekhram në lindje të Homsit në perëndim të Sirisë.