May 03, 2017 08:17 Europe/Tirane
  • Natanjahu i zemëruar ashpër me UNESCO-n

Kryeministri i regjimit sionist është shprehur i zemëruar kundër miratimit të rezolutës anti-izraelite në komitetin ekzekutiv të Organizatës së OKB për shkencë, arsim dhe kulturë (UNESCO).

UNESCO ka miratuar një rezolutë që e përshkruan Izraelin si një "fuqi pushtuese" dhe kundërshton pretendimet e sovranitetit mbi të gjithë Kodsin. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Benjamin Natanjahu këtë rezolutë e ka quajtur të çmendur dhe ka pretenduar se qyteti Kods nuk është i shenjtë për askënd tjetër përveç hebrenjve. Rezoluta e re, e miratuar të martën nga 22 vende, thotë se Izraeli nuk ka të drejta ligjore ose historike kudo në Kods. "Çdo veprim i ndërmarrë nga Izraeli, si fuqi pushtuese, për të imponuar ligjet, juridiksionin dhe administratën e tij në qytetin e Kodsit është i paligjshëm dhe nuk kanë asnjë vlefshmëri", thuhet në këtë rezolutë.

 

Tags