Armët e NATO-s në duar të terroristëve të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50200-armët_e_nato_s_në_duar_të_terroristëve_të_isis
Forcat demokratike kurde të Sirisë gjatë operacioneve për çlirimin e qytetit Tabaka në provincën Raka, kanë zbuluar dhe konfiskuar pajisje luftarake të Aleancës Veri-Atlantike NATO të cilat ishin në dispozicion të terroristëve të ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 04, 2017 03:57 Europe/Tirane
  • Armët e NATO-s në duar të terroristëve të ISIS

Forcat demokratike kurde të Sirisë gjatë operacioneve për çlirimin e qytetit Tabaka në provincën Raka, kanë zbuluar dhe konfiskuar pajisje luftarake të Aleancës Veri-Atlantike NATO të cilat ishin në dispozicion të terroristëve të ISIS.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se forcat demokratike kurde të Sirisë të mërkurën kanë çliruar rreth 80% të qytetit Tabaka nga pushtimi i terroristëve të ISIS dhe kanë marrë në kontroll të plotë këtë rajon. Qyteti Tabaka ndodhet në rrugën strategjike dhe 54 km në perëndim të qytetit Raka, qendra kryesore e terroristëve të ISIS në Siri. Para kësaj gjatë procesit të çlirimit të rajoneve të ndryshme të Sirisë nga pushtimi i terroristëve si pjesën lindore të qytetit Alepo, janë zbuluar dhe konfiskuar depo të armatimit dhe pajisjeve luftarake të prodhuara në vendet perëndimore.