Vdes vëllai i madh i mbretit të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50206-vdes_vëllai_i_madh_i_mbretit_të_arabisë_saudite
Princi Mash'al, vëllai i madh i mbretit Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite i cili ishte kryetar i këshillit të besëlidhjes së këtij vendi, ka vdekur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 04, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Vdes vëllai i madh i mbretit të Arabisë Saudite

Princi Mash'al, vëllai i madh i mbretit Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite i cili ishte kryetar i këshillit të besëlidhjes së këtij vendi, ka vdekur.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se sipas komunikatës së Gjykatës Mbretërore Saudite, Mash'al 93 vjeç ka vdekur të mërkurën. Ai ishte kryetar i Këshillit të Besëlidhjes së Arabisë Saudite që mbikëqyrë procesin e zgjedhjes së trashëgimtarit të mbretit të këtij vendi naftor. Ai gjithashtu gjatë viteve 1950-1960, për dy mandate ka qenë ministër i mbrojtjes së Arabisë Saudite. Shumica e anëtarëve të Këshillit të Besëlidhjes janë djem dhe nipa të mbretit Abdulaziz, themeluesit të regjimit Al Saud të cilat detyrë kryesore kanë zgjedhjen e mbretit dhe të trashëgimtarit të fronit mbretëror mes vete.