Përkeqësohet situata shëndetësore në Jemen
Ministria e shëndetësisë e Jemenit ka thënë se rrethimi i Jemenit nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj është mizor dhe urgjentisht duhet të marrë fund ky rrethim.
Kjo ministri ka njoftuar se krijimi i pengesave të pajustifikuara për hyrjen e mallrave, ndihmave humanitare dhe barnave dhe pajisjeve tjera shëndetësore në Jemen, ka shkaktuar thellimin e krizës në këtë vend. Ditë më parë, zv/sekretari i përgjithshëm i OKB deklaroi se gjatë dy viteve të luftës në Jemen janë vrarë 1400 fëmijë jemenas dhe 19 milionë civilë në Jemen kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare. Regjimi Al Saud që nga marsi i vitit 2015 nën mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve arabe të rajonit, ka nisur agresionin kundër Jemenit me qëllim që në pushtet të rikthejë presidentin e dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi.