Shpërthim në kampin e refugjatëve sirian në kufi me Jordaninë
May 05, 2017 08:31 Europe/Tirane
Burimet jordaneze të informimit të enjten kanë njoftuar për shpërthimin e një autobombe afër kampit të refugjatëve sirianë në kufirin e Jordanisë dhe Sirisë ku si pasojë janë vrarë 4 persona.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky shpërthim ka ndodhur afër kampit Al-Rrakban në kufirin e Sirisë dhe Jordanisë. Nuk janë raportuar akoma më shumë detaje në lidhje me këtë shpërthim.