Tre javë deri në çlirimin e plotë të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50282-tre_javë_deri_në_çlirimin_e_plotë_të_mosulit
Komanda e operacioneve në provincën Ninva të Irakut të enjten ka njoftuar për çlirimin e lagjeve Mushirefa 3 dhe disa pjesë të lagjes Mushirefa 2 në perëndim të Mosulit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 05, 2017 08:33 Europe/Tirane
  • Tre javë deri në çlirimin e plotë të Mosulit

Komanda e operacioneve në provincën Ninva të Irakut të enjten ka njoftuar për çlirimin e lagjeve Mushirefa 3 dhe disa pjesë të lagjes Mushirefa 2 në perëndim të Mosulit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abdulamir Rashid Jarullah, komandanti i operacioneve në provincën Ninva në veri të Irakut, të enjten në mbrëmje deklaroi: "Forcat irakiane kanë çliruar lagjen Mushirefa 3 nga pushtimi i terroristëve dhe kanë spastruar të gjitha rrugët e saj duke marrë nën kontroll edhe qendrën për pastrimin e ujit". Ndërkohë gjeneral Othman Al-Ghanemi, shefi i shtabit të përbashkët të ushtrisë së Irakut, të enjten gjithashtu deklaroi: "Mosuli më së shumti në tre javët e ardhshme do të çlirohet tërësisht".