Tre të burgosur palestinezë transferohen në një vend të panjohur
Komiteti Informativ për grevën e urisë së të burgosurve palestinezë ka njoftuar se tre të burgosur palestinezë të njohur në burgjet e regjimit sionist, janë transferuar në një vend të panjohur.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Komiteti Informativ për grevën e urisë së të burgosurve palestinezë të premten ka publikuar një komunikatë në të cilën ka thënë se Nail Al-Barguthi, Muhamed Al-Kejk dhe Fajiz Hamid, tre të burgosur palestinezë nga burgu izraelit Uhelkadar janë transferuar në një vend të panjohur. Të burgosurit palestinezë në burgjet e Izraelit që nga 17 prilli kanë hyrë në grevë urie me moton "Liri dhe Dinjitet" në shenjë proteste ndaj politikave dhe sjelljeve raciste të regjimit sionist. Vlen të theksohet se sjelljet e dhunshme të regjimit sionist kundër të burgosurve palestinezë dhe sulmet e këtij regjimi kundër spitaleve dhe qendrave shëndetësore që konsiderohen shkelje e konventave ndërkombëtare, kanë ngjallur një valë të gjerë të reagimeve ndërkombëtare.