Vriten dhjetëra pjesëtarë të ISIS në Mosul
May 07, 2017 20:54 Europe/Tirane
Burime të sigurisë irakiane njoftuan për shkatërrimin e selisë komanduese të grupit terrorist ISIS në Mosul, në veri të Irakut.
Kanali televiziv Al Irakia njoftoi se duke shfrytëzuar të dhënat e sakta të cilat janë mbledhur nga avionët vëzhgues të ushtrisë irakiane, është shkatërruar tërësisht selia komanduese e grupit terrorist ISIS në Mosul. Këta avionë që nga dy muaj më parë kanë vëzhguar vazhdimisht pjesën e vjetër të qytetit Mosul duke mbledhur të dhëna të sakta për operacionet. Si pasojë e sulmit të kryer me raketa, është shkatërruar ndërtesa e sigurisë së përgjithshme të ISIS në pjesën perëndimore të Mosulit dhe armët kundërajrore në vendosura në shkollën Al-Zanxhil.
Tags