Regjimi Al Khalifa shtyn sërish gjykimin e Sheikh Isa Kasem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50448-regjimi_al_khalifa_shtyn_sërish_gjykimin_e_sheikh_isa_kasem
Ashtu siç pritej, regjimi Al Khalifa e shtyu gjykimin e Sheikh Isa Kasem, klerikut të shquar shiit të Bahrejnit, për shkak të paaftësisë për të menaxhuar pasojat që do të kishte gjykimi dhe dënimi i këtij lideri të madh të popullit bahrejnas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 08, 2017 06:44 Europe/Tirane
  • Regjimi Al Khalifa shtyn sërish gjykimin e Sheikh Isa Kasem

Ashtu siç pritej, regjimi Al Khalifa e shtyu gjykimin e Sheikh Isa Kasem, klerikut të shquar shiit të Bahrejnit, për shkak të paaftësisë për të menaxhuar pasojat që do të kishte gjykimi dhe dënimi i këtij lideri të madh të popullit bahrejnas.

Ditën e dielë, Gjykata Penale e Bahrejnit, për të katërtën herë radhazi, e shtyu gjykimin e Sheikh Isa Kasem dhe njoftoi se seanca gjyqësore do të zhvillohet më 21 Maj. Përkrahësit dhe simpatizantët e Sheikh Isa Kasem, gjatë dy ditëve të fundit ishin veshur me qefin për të shprehur gatishmërinë e popullit bahrejnas për të mbrojtur liderin e tij shpirtëror. Regjimi i dinastisë Al Khalifa e shtyu gjykimin e klerikut të shquar shiit të Bahrejnit në një kohë kur forca të shumta ushtarake të Arabisë Saudite u dislokuan të shtunën në Bahrejn për të shtypur protestat popullore kundër gjykimit të Sheikh Isa Kasem. Paaftësia për të analizuar drejtë revolucionin popullor në Bahrejn, vullneti i hekurt i revolucionarëve për të mbrojtur Sheikh Isa Kasem dhe forcimi i potencialit të revolucionit u bënë shkak që regjimi Al Khalifa të distancohet nga marrja e një vendimi që mund të kishte pasoja tepër të rënda e të paparashikueshme. Në këto kushte, regjimi Al Khalifa shikon vetëm një rrugë para tij, pra shtyrjen e vazhdueshme të gjykimit dhe dënimit të Sheikh Isa Kasem, liderit të madh fetar të popullit bahrejnas. Por edhe kjo politikë e regjimit Al Khalifa nuk do të dobësojë vullnetin e popullit bahrejnas për mbrojtjen e Sheikh Isa Kasem dhe për vazhdimin e revolucionit për reforma demokratike në Bahrejn. Zhvillimet aktuale në Bahrejn dëshmojnë për forcimin e potencialit të revolucionit popullor dhe ky potencial nuk lejon që regjimi Al Khalifa të marrë vendime që do të kishin një kosto tepër të lartë për këtë regjim. Pas shpalljes së lajmit se regjimi Al Khalifa e shtyu gjykimin e Sheikh Isa Kasem, klerikut të shquar shiit të Bahrejnit,  përsëri në rajonin Al Deraz u zhvilluan protesta ku populli bahrejnas deklaroi se nuk e pranon këtë politikë të regjimit Al Khalifa dhe kundërshton vazhdimin e gjyqit të inskenuar ndaj Sheikh Isa Kasem. Përvoja e gjykimit të liderit të madh fetar saudit Sheikh Nemr Bagher al Nemr dhe ekzekutimi i tij nga xhelatët sauditë e ka bërë tepër të ndjeshme çështjen e gjykimit të Sheikh Isa Kasem në Bahrejn dhe është mëse e qartë se dënimi më i vogël i këtij kleriku të madh do të shkaktonte reagime në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe mund t’a fusë në një fazë të re revolucionin popullor në Bahrejn.