PKK i shpallë luftë rajonit të Kurdistanit të Irakut!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50464-pkk_i_shpallë_luftë_rajonit_të_kurdistanit_të_irakut!
Grupi militant kurd PKK i cili për një kohë të gjatë është i pranishëm në veri të Irakut, i ka shpallur luftë rajonit të Kurdistanit të Irakut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 08, 2017 08:26 Europe/Tirane
  • PKK i shpallë luftë rajonit të Kurdistanit të Irakut!

Grupi militant kurd PKK i cili për një kohë të gjatë është i pranishëm në veri të Irakut, i ka shpallur luftë rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Reza Altun, një prej liderëve të grupit PKK i cili është i pakënaqur me marrëdhëniet e mira mes Masud dhe Neçirvan Barzani, dy funksionarët kryesorë të rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe Ankarasë, ka deklaruar se tash e tutje qeveria e Kurdistanit Jugor (Kurdistanit të Irakut) do të jetë pjesë e objektivave të luftës së strukturave të PKK. Altun tha se grupi PKK tani e tutje për shkak të marrëdhënieve të mira të funksionarëve të Kurdistanit të Irakut me qeverinë e Turqisë, do ta sulmojë rajonin e Kurdistanit të Irakut pa marrë parasysh kufijtë, për arsye se forca kryesore e Turqisë është përqendruar në rajonin e Kurdistanit të Irakut, prandaj nëse do të goditet forca e Turqisë, atëherë duhet të sulmohet edhe Kurdistani i Irakut. Ndërkohë Ali Auni, anëtar i këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kurdistanit të Irakut, gjithashtu ka deklaruar: "Grupi terrorist PKK qysh prej kohës kur është i pranishëm në rajonin Sanxhar, synon të krijojë përçarje dhe konflikt në rajon dhe së fundi duke kërcënuar me luftë, ka treguar fytyrën e tij të vërtetë. Ne më tepër se kaq nuk mund ta durojmë këtë grup, prandaj pjesëtarët e këtij grupi sa më shpejtë duhet të largohen nga zonat nën administrimin e rajonit të Kurdistanit në veri të Irakut".