Terroristët luftojnë me njëri-tjetrin në rrethinën e Damaskut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50554-terroristët_luftojnë_me_njëri_tjetrin_në_rrethinën_e_damaskut
Në vazhdim të shtimit të mosmarrëveshjeve brenda grupeve terroriste në Siri, përleshjet mes grupeve terroriste takfiriste të quajtur "Xhejshul-Islam" dhe Fronti Nusra kanë rifilluar në përmasa të gjera në rajonin Ghuta Lindore të Damaskut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 09, 2017 15:26 Europe/Tirane
  • Terroristët luftojnë me njëri-tjetrin në rrethinën e Damaskut

Në vazhdim të shtimit të mosmarrëveshjeve brenda grupeve terroriste në Siri, përleshjet mes grupeve terroriste takfiriste të quajtur "Xhejshul-Islam" dhe Fronti Nusra kanë rifilluar në përmasa të gjera në rajonin Ghuta Lindore të Damaskut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se para kësaj gjatë luftimeve të dy grupeve terroriste Fronti Nusra dhe Filek Al-Rrahman me grupin terrorist "Xhejshul-Islam", janë vrarë të paktën 100 persona. Grupi terrorist Xhejshul-Islam ka deklaruar se arsye e rifillimit të luftimeve me grupin terrorist Fronti Nusra janë sulmet e vazhdueshme të këtij grupi kundër pozicioneve të grupit Xhejshul-Islam. Burimet informative të afërta me terroristët, kanë thënë se grupi terrorist Xhejshul-Islam gjatë luftimeve gati njëjavore me Frontin Nusra nuk ka arritur kurrfarë suksesi dhe këto luftime vetëm kanë shkaktuar vrasje nga të dy palët.