34 persona të infektuar me kolerën vdesin në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50598-34_persona_të_infektuar_me_kolerën_vdesin_në_jemen
Në kohën kur agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit po vazhdon akoma, Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën ka deklaruar se 34 persona të infektuar me sëmundjen e kolerës në Jemen, kanë vdekur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 10, 2017 04:01 Europe/Tirane
  • 34 persona të infektuar me kolerën vdesin në Jemen

Në kohën kur agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit po vazhdon akoma, Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën ka deklaruar se 34 persona të infektuar me sëmundjen e kolerës në Jemen, kanë vdekur.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka bërë të ditur infektimin e 2 mijë jemenasve me sëmundjen e kolerës. Naxhib Al-Tefl, drejtori i programit shëndetësor  të fëmijëve në Jemen, gjithashtu ka deklaruar: "Sëmundja e kolerës në masë të gjerë është përhapur në më shumë se 11 provinca të Jemenit. Në Sana, kryeqytetin e Jemenit me dhjetëra persona të infektuar me sëmundjen e kolerës janë shtrirë në spitalin Al-Sab'in, por për shkak të luftës dhe bllokadës ndaj këtij vendi, po përballen me mungesë të madhe të medikamenteve dhe kuadrit mjekësor. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.