Partia Lëvizja Kombëtare e Turqisë kërkon kthimin e ekzekutimit me vrasje
Lideri i Partisë Lëvizja Kombëtare e Turqisë ka kërkuar nga partia në pushtet që sa më shpejtë të ringjallë dënimin e ekzekutimit me vrasje.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Devlet Bagçeli të mërkurën gjatë fjalës së tij në takim me deputetët e Partisë Lëvizja Kombëtare e Turqisë, deklaroi se me të gjithë forcën e tij kërkon të paraqitet plani për ringjalljen e ekzekutimit me vrasje. Qeveria e Turqisë në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në vitin 2002 në mënyrë zyrtare ka hequr ekzekutimin me vrasje nga sistemi juridik i saj. Ky vend gjithashtu që nga viti 1984 e deri në atë kohë, nuk kishte ekzekutuar asnjë person. Pas grusht shtetit të pasuksesshëm të korrikut të vitit të kaluar në Turqi, një pjesë e qytetarëve të këtij vendi po kërkojnë kthimin e ekzekutimit me vrasje dhe presidenti i Turqisë gjithashtu pranimin e kësaj kërkese e ka kushtëzuar me miratimin e saj në Parlamentin e Turqisë. Kjo është në kohën kur autoritetet e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se kthimi i ekzekutimit me vrasje në Turqi, mund të konsiderohet fundi i negociatave të Evropës me Ankaranë për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.