Ushtria siriane avancon në Alepo
May 10, 2017 20:54 Europe/Tirane
Njëkohësisht me avancimin e forcave të ushtrisë siriane në Alepo, grupi terrorist Fat’hul Sham kërkoi të largohet nga zonat lindore të Alepos.
Ky grup terrorist ka kërkuar nga forcat e ushtrisë siriane të tërhiqen nga rruga Kastilo në pjesën veriore të Alepos, me qëllim që pjesëtarët e këtij grupi terrorist të largohen drejt kufirit me Turqinë. Ndërkohë, njësitë e ushtrisë siriane vazhdojnë spastrimin e rajoneve lindore të Alepos nga prania e terroristëve të armatosur dhe aktualisht kontrollojnë mbi 80 % të territorit të Alepos. Deri tani një numër i madh i terroristëve u janë dorëzuar forcave të ushtrisë siriane, të cilat sot kanë çliruar disa lagje të tjera në lindje të Alepos.
Tags