Arabia Saudite, viktimë e politikës “sëmundje ngjitëse” sioniste-amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50678-arabia_saudite_viktimë_e_politikës_sëmundje_ngjitëse_sioniste_amerikane
Arabia Saudite ka ndjekur armiqësitë në rajon në përputhje me luftëtarët e SHBA dhe të regjimit sionist, por kohët e fundit aventurizmi i saj ka marrë një aspekt të ri pa marrë parasysh pasojat.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2017 14:23 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite, viktimë e politikës “sëmundje ngjitëse” sioniste-amerikane

Arabia Saudite ka ndjekur armiqësitë në rajon në përputhje me luftëtarët e SHBA dhe të regjimit sionist, por kohët e fundit aventurizmi i saj ka marrë një aspekt të ri pa marrë parasysh pasojat.

"Ne do të punojmë që beteja të jetë në anën e tyre, brenda Iranit, jo në Arabinë Saudite", ka deklaruar kohët e fundit ministri saudit i mbrojtjes, Mohamed bin Salman Al Saud.Baza e deklaratave të tilla nga zyrtarët sauditë ka rrënjë të thella në një politikë të përshkruar nga SHBA dhe sidomos sionistët e djallëzuar të cilët përpiqen të përhapin sëmundjen ngjitëse të luftës në vende të tjera. Por me sa duket, viktima e parë e kësaj politike të nxitjes së luftës është Arabia Saudite, që gëzon përfitimet e dollarëve të fituar nga shitja e naftës, duke u përpjekur të tregojë atë që ata mendojnë gabimisht është 'hegjemonia' në rajon për të provuar se ata janë më me ndikim në të ashtuquajturën fuqia në rajon. Sipas gazetës britanike, Independent, Departamenti i Shtetit i Donald Trump ka miratuar rifillimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite të bllokuar më parë nga ish presidenti amerikan Barak Obama. Një teknologji multi-milion dollarëshe për Riadin u bllokua nga ish-presidenti amerikan për shkak të shqetësimeve të të drejtave të njeriut gjatë muajve të fundit të administratës së tij, shtoi Independent. Potenciali i aventurizmit të sauditëve u ndje nga ish presidenti amerikan Barak Obama i cili ndaloi tregtinë, ndërsa Donald Trump, si presidenti i sapoardhur i SHBA, miratoi një tregti "shumë milionëshe" me Riadin si vrasje e dy zogjve me një gur, duke pasur parasysh qëndrimin e tij të biznesit ndaj sauditëve dhe mundësinë e përfitimit nga luiftërat. Kuptohet gjithashtu që SHBA mbështetet në shtetet arabe, veçanërisht në regjimin saudit, si konsumatori i saj kryesor i armatimeve, në mënyrë që fabrikat amerikane të vazhdojnë të prodhojnë armë, një tregti për të cilën gjithmonë duhet të gjendet një klient i madh në mënyrë që të mundet të sjell përfitim të madh për atë vend. Aktualisht, duket se etja e SHBA për shitjen e armëve mund të shuhet vetëm nga sundimtarët sauditë dhe shtetet arabe rajonale të cilat luajnë një rol më jetik si blerës të armëve të Uashingtonit në rajon, veçanërisht pas rënies së regjimit Pahlavi në Iran (1979) i cili dikur ishte konsumatori kryesor i armatimit amerikan në vitet 1970. Këto tregtime të armëve midis SHBA dhe sauditëve ndodhin ndërsa oferta e Iranit për të prodhuar raketa balistike vendase gjithmonë është kritikuar ashpër nga SHBA dhe shtetet arabe, sauditët në veçanti si lojë e fajit, ndërsa ata e dinë qartë se programi raketor i Iranit është i përafruar vetëm me politikën e tij të parandalimit. Pika serioze që duhet marrë parasysh në lidhje me prodhimin e raketave të brendshme të Iranit është se pa fuqinë e parandalimit të fituar përmes punës së madhe, bazuar në njohuritë e brendshme dhe përpjekjet e shkencëtarëve iranianë, luftëtarët e luftës mund të zhvillojnë luftëra kundër popullit iranian, siç ishte ajo që bota kishte dëshmitarë gjatë luftës së Irakut kundër Iranit në vitet 1980. Në atë kohë, nëse Irani kishte pushtetin dhe raketat balistike që ka tani, irakianët nuk do të ëndërrojnë as pushtimin e vendit, kishet deklaruar ministri i jashtëm i RII, Mohamed Xhevad Zarif. "Gjatë Luftës Irak-Iran, 1980-1988, Sadami nisi raketa kimike dhe asnjë vend në rajon apo botë nuk erdhi në mbrojtje të Iranit. Qeveria  kërkoi 1 Skud Raketë për të mbrojtur popullin e saj, por askush nuk e ndihmoi. Iranianët mësuan rrugën e vështirë që ata duhet të mbrojnë veten", tha Zarif, duke iu drejtuar një takimi akademikësh në Zelandën e Re në mars 2016. "Ne shkuam në shumë vende, duke lypur - duke lypur - një raketë të vetme Scud për të mbrojtur popullin tonë", tha ai në një takim tjetër. Ai theksoi se Irani "ka të drejtën e mjeteve rudimentare të mbrojtjes". Pavarësisht nga fakti se ata kanë një sfond të gjerë të eksportimit të terrorizmit, kryesisht al-Kaidës i cili është shpikur me sulmet 9/11, aventurizmi i kohëve të fundit i sauditëve ka filluar me mbështetjen e tyre për grupet terroriste në rajon, duke përfshirë edhe atë më të madhin të njohur si ISIS. Luftërat proksi të cilat sauditët po manovrojnë në sjelljen e tyre në vende të tjera, duke përfshirë Iranin, tregojnë fuqinë e madhe të Teheranit për parandalimin, gjë që e bën Riadin të mos guxojë të përballet drejtpërdrejt me Republikën Islamike dhe ata janë mjaft të sigurt se do të kenë fatin e ish diktatorit irakian. Është më mirë që sauditët të ndalojnë në mënyrë paqësore atë që kanë nisur me marrjen e të gjitha përgjegjësive, duke përfshirë luftën kundër jemenasve të varfër, në vend që të kërcënojnë kombet e tjera. Iluzioni i fuqisë mund të jetë vdekjeprurës dhe të rezultojë me pasoja të tmerrshme, veçanërisht kur avokati i atyre që dëshiron kaos dhe paqëndrueshmëri vetëm për hir të interesave të tij. Sauditët në të vërtetë duhet të marrin parasysh një çështje vendimtare, d.m.th. pasojat e qëllimeve dhe të ligjeve të tyre do të ndikojnë drejtpërdrejt në vetvete, interesat e tyre dhe ekzistencën e tyre, në vend që të dëmtojnë ose madje të shqetësojnë synimin e veprimeve të tyre, të cilat ata gabimisht besojnë se me kërcënime të tilla mund të realizojnë synimet e tyre. Armiqtë duhet t’a dinë se atyre do t'u jepet një përgjigje e menjëhershme, vendimtare dhe asgjësuese për çdo agresion ndaj Iranit, tha të hënën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të RII, gjeneralmajor Mohamed Bakeri. Ndërkohë, në një intervistë të kohëve të fundit me kanalin televiziv libanez Al-Manar, ministri i mbrojtjes i Iranit Hosein Dehkan reagoi ndaj retorikës së princit saudit duke theksuar: "Unë shpresoj se ata nuk do të bëjnë një lëvizje kaq të marrë, por në rast se do të veprojnë kështu siç thonë, dyshoj se çdo vend në Arabinë Saudite do të lihet i padëmtuar përveç dy qyteteve të shenjta Mekës dhe Medinës".