Ushtria irakiane vazhdon avancimet kundër ISIS në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50690-ushtria_irakiane_vazhdon_avancimet_kundër_isis_në_mosul
Një prej komandantëve të ushtrisë irakiane njoftoi çlirimin e plot të rajonit Nablus që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit Mosul dhe që mbahej i pushtuar nga ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2017 15:26 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane vazhdon avancimet kundër ISIS në Mosul

Një prej komandantëve të ushtrisë irakiane njoftoi çlirimin e plot të rajonit Nablus që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit Mosul dhe që mbahej i pushtuar nga ISIS.

Abdul’amir Rashid’jarallah, tha se forcat irakiane kanë çliruar rajonin Nablus të qytetit Mosul ditën e dielë dhe kanë ngritur flamurin kombëtar të Irakut. Në operacionin për çlirimin e këtij rajoni janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe plagosur shumë të tjerë. Operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur me urdhër të Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut më datë 17 tetor 2016. Operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit Mosul ka nisur më 19 shkurt të 2017 dhe që nga ajo kohë e deri tani është çliruar më shumës e 40% e zonave perëndimore të Mosulit.