De Mistura: Në Gjenevë vazhdojnë negociatat rreth krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50706-de_mistura_në_gjenevë_vazhdojnë_negociatat_rreth_krizës_në_siri
Përfaqësuesi special i OKB për krizën në Siri të enjten deklaroi se prioritet është ndërprerja e luftimeve në Siri dhe deklaroi raundi i ri i negociatave për paqe në Siri që do të zhvillohet në Gjenevë, do të fillojë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2017 08:28 Europe/Tirane
  • De Mistura: Në Gjenevë vazhdojnë negociatat rreth krizës në Siri

Përfaqësuesi special i OKB për krizën në Siri të enjten deklaroi se prioritet është ndërprerja e luftimeve në Siri dhe deklaroi raundi i ri i negociatave për paqe në Siri që do të zhvillohet në Gjenevë, do të fillojë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kanali informativ "Russia Today" në gjuhën arabe njoftoi se Stefan De Mistura të enjten tha se në negociatat e Gjenevës mund të arrihen gjithashtu rezultatet që janë arritur në negociatat e fundit në Astana të Kazakistanit dhe shtoi: "Vendet garantuese të marrëveshjes së Astanasë mund ta zbatojnë armëpushimin në Siri. Në negociatat e Gjenevës do të diskutohet rreth zonave të tjera përveç zonave të Reduktimit të Tensioneve për të cilat është rënë dakord në Astana",- tha ndër të tjera z. De Mistura.