Zbulimi i tre varreve masive në provincën Anbar të Irakut
May 12, 2017 08:35 Europe/Tirane
Policia e provincës Anbar në perëndim të Irakut të enjten ka njoftuar për zbulimin e tre varreve masive në këtë provincë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se policia e provincës Anbar njoftuar se në këto tre varre masive janë gjetur trupat e dhjetëra ushtarëve dhe civilëve irakianë të cilët janë ekzekutuar nga terroristët e grupit ISIS. Numri i saktë trupave të gjetur në këto varre masive akoma nuk është përcaktuar. Një prej këtyre varreve është zbuluar në rajonin Saklaviije në veri të qytetit Faluxha, një varrë tjetër masiv është zbuluar në rajonin Kerame në lindje të këtij qyteti dhe varri tjetër masiv është zbuluar në rajonin Ramadi.
Tags