Dështon sulmi i ISIS për ndërprerjen e komunikimit me Alepon
Forcat e ushtrisë siriane janë bërë shkak për dështimin e një sulmi të grupit terrorist ISIS në rrugën Khanasir-Asria në Alepo.
Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, të premten në mëngjes forcat siriane kanë sulmuar terroristët e ISIS të cilët kishin planifikuar të kryenin një sulm në rrugën që lidh Khanasirin me Asrian, në provincën Alepo. Përleshjet thuhet se kanë zgjatur dy orë dhe sipas disa burimeve informative, në këto përleshje janë vrarë mbi 20 terroristë dhe është shkatërruar sasi e madhe e armatimit të tyre. Përfaqësuesi special i OKB për krizën në Siri të enjten deklaroi se prioritet është ndërprerja e luftimeve në Siri dhe deklaroi raundi i ri i negociatave për paqe në Siri që do të zhvillohet në Gjenevë, do të fillojë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.