Vdekja: Zgjedhja e detyruar e fëmijëve irakianë të robëruar nga ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50740-vdekja_zgjedhja_e_detyruar_e_fëmijëve_irakianë_të_robëruar_nga_isis
Që nga agresioni i ISIS kundër Irakut, fëmijët irakianë kanë qenë dhe janë viktimat kryesore të krimeve të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2017 15:18 Europe/Tirane
  • Vdekja: Zgjedhja e detyruar e fëmijëve irakianë të robëruar nga ISIS

Që nga agresioni i ISIS kundër Irakut, fëmijët irakianë kanë qenë dhe janë viktimat kryesore të krimeve të ISIS.

Gazeta "Indipendent" e Anglisë në një raport të saj ka shkruar se grupi terrorist ISIS në zonat e pushtuara në Irak, fëmijët e moshës së mitur i mbanë të uritur deri në atë masë, saqë ata  të ndodhen në një gjendje të dobët, pastaj në shkëmbim të një patate, i dërgojnë ata në frontin e luftës. Kjo gazetë angleze në raportin e saj duke cituar fëmijët e komunitetit Izedi në Irak, të cilët kanë arritur të ikin nga grupi terrorist ISIS, raporton se fëmijët janë viktimat më të mëdha të veprimeve të grupit terrorist ISIS. Këta fëmijë irakianë duke shpjeguar dhunën e ushtruar ndaj tyre, kanë thënë: "Terroristët e grupit ISIS fëmijëve të uritur u premtojnë ushqime të mira në parajsë dhe i detyrojnë ata të lidhin rripin me eksploziv dhe të kryejnë operacione kamikaze në mesin e qytetarëve irakianë". Që nga viti 2014 disa rajone të Irakut u pushtuan nga ISIS dhe rreth 1496 fëmijë irakianë u rrëmbyen nëpër rrugë dhe në shtëpitë e tyre dhe terroristët kanë abuzuar me këta fëmijë duke i përdorur kryesisht për qëllime ushtarake.  Në lidhje me këtë, Komisariati i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut, në Tetor 2015 publikoi një raport ku thekson se grupi terrorist ISIS ka krijuar katër baza të mëdha në Mosul për trajnimin e fëmijëve. Në këto kampe, takfiristët trajnojnë për sulme terroriste fëmijët irakianë të rrëmbyer në rajone të ndryshme të Irakut. Në vend që të arsimohen, fëmijët irakianë detyrohen të bashkëpunojnë me grupin terrorist ISIS duke shërbyer si “ushtarë” të këtij grupi dhe një nga arsyet e këtij “bashkëpunimi” është fakti se vetëm duke iu nënshtruar rregullave të ISIS-it, fëmijët e marrë peng mund të mbeten të gjallë. Hela Xhaber nga Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, në muajin Mars 2017 deklaroi :” Familjet irakiane që largohen nga Mosuli, ua mbyllin gojën fëmijëve me ngjitës ose u japin valium me qëllim që të mos bëjnë zhurmë e të diktohen nga terroristët e ISIS, sepse e dinë se fëmijët do të rrëmbehen nga terroristët nëse diktohen”. Edhe Ema Kristine, zëdhënëse e Organizatës bamirëse ndërkombëtare Oxfam, ka raportuar se nga frika e ISIS, prindërit u japin fëmijëve valium për t’i vënë në gjumë që të mos diktohen nga terroristët. Duhet thënë se vdekja është e vetmja zgjedhje për fëmijët që kapen nga terroristët e ISIS. Ata ose do të vdesin nga uria, ose në një sulm kamikaz kundër civilëve dhe ushtarëve irakianë.