U çlirua aeroporti i Alepos
(last modified Sat, 13 May 2017 09:43:33 GMT )
May 13, 2017 11:43 Europe/Tirane
  • U çlirua aeroporti i Alepos

Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë kanë çliruar aeroportin ushtarak Al-Xherah në lindje të provincës Alepo në veri të Sirisë nga pushtimi i terroristëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë pas spastrimit të qyteteve rreth aeroportit ushtarak Al-Xheraha, kanë hyrë në këtë aeroport. Aeroporti ushtarak Al-Xherah ndodhet mes dy qytezave Dej Hafar dhe Maskana 60 km në lindje të qytetit Alepo i cili që nga shkurti i vitit 2013 ndodhej në pushtimin e disa grupeve terroriste. Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë të enjten e kaluar kanë çliruar edhe qytezën Al-Mahdum në perëndim të aeroportit ushtarak Al-Xherah. Kjo qytezë ndodhet në veriperëndim të qytetit Maskana dhe konsiderohej një prej bazave më të rëndësishme të grupit terrorist ISIS në lindje të provincës Alepo dhe ndodhet në rrugën kryesore të Alepos drejt Rakasë. Qyteti Alepo pas disa muaj luftimesh, në muajin dhjetor të vitit 2016 u çlirua nga pushtimi i terroristëve.

Tags