Opozita në Turqi paraqet padi në Gjykatën Evropiane kundër referendumit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50890-opozita_në_turqi_paraqet_padi_në_gjykatën_evropiane_kundër_referendumit
Partia opozitare Republikane Popullore e Turqisë ka deklaruar se në Gjykatën e Evropiane të Drejtave të Njeriut do të paraqes një padi kundër rezultateve të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Opozita në Turqi paraqet padi në Gjykatën Evropiane kundër referendumit

Partia opozitare Republikane Popullore e Turqisë ka deklaruar se në Gjykatën e Evropiane të Drejtave të Njeriut do të paraqes një padi kundër rezultateve të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë.

Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar gazetën "Hurriet" të Turqisë, ka shkruar se Bylent Tezxhan, zëdhënësi i Partisë Republikan Popullore të Turqisë, ka thënë se veprimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut deri më tani kurrë nuk kanë qenë në favor të opozitës, mirëpo shkeljet që janë bërë gjatë referendumit të muajit prill në Turqi, mund ta ndryshojnë mënyrën e veprimeve të kësaj gjykate. Vendimi i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë për të pranuar fletëvotimet pa vulë, ka krijuar polemika të gjera në lidhje me legjitimitetin e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë. Në këtë referendum fitoi partia në pushtet duke fituar 51.4% të votave. Partia Republikane Popullore para kësaj ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë që të shpallë të pavlefshme rezultatin e këtij referendumi, mirëpo kjo kërkesë është refuzuar. Kjo parti gjithashtu ka paraqit ankesë edhe në autoritetet e larta të Turqisë si në Këshillin Shtetëror, mirëpo ankesa e kësaj partia është refuzuar. Duke marrë parasysh faktin se partia kryesore opozitare e Turqisë beson se Gjykata Kushtetuese gjithashtu do ta refuzojë ankesën e asaj për rezultatet e referendumit, padinë e vetë do ta paraqesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në fillim të muajit të ardhshëm.