Diskutimet e burrave më të rrezikshëm të botës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50906-diskutimet_e_burrave_më_të_rrezikshëm_të_botës_kundër_iranit
Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite deklaroi se Riadi do të mbledhë liderët e 17 vendeve arabe dhe islame për tu takuar me presidentin e Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 15, 2017 06:09 Europe/Tirane
  • Diskutimet e burrave më të rrezikshëm të botës kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite deklaroi se Riadi do të mbledhë liderët e 17 vendeve arabe dhe islame për tu takuar me presidentin e Amerikës.

Arabia Saudite mundohet të zgjerojë marrëdhëniet e saj me Amerikën me qëllim që të krijojë një front të fuqishëm kundër Iranit dhe në këtë mes është e gatshme të shpenzojë 40 miliard dollarë për të investuar në Amerikë. Sipas shumë qarqeve analitike, Amerika përpiqet të përfitojë miliard dollarë jo vetëm nga shitja e armëve për Arabinë Saudite, por edhe nga thithja e investitorëve sauditë në Amerikë. Për vite me radhë Arabia Saudite është kthyer nga një lopë që jep qumësht për Amerikën. Mirëpo Amerika nga ana e saj nuk mjaftohet me të ardhurat që nxjerr nga shitja e armëve për Riadin dhe Uashingtonit përpiqet që të mashtrojë autoritetet saudite me forcimin e marrëdhënieve bilaterale me qëllim që të thithë sa më shumë investitorëve nga Arabia Saudite. Si rezultat agjencia informative Bloomberg, ka bërë të ditur lajmin se Arabia Saudite synon të investojë 40 miliard dollarë në Amerikë. Kjo shumë të investohet në infrastrukturën amerikane dhe ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve Riad-Uashington. Për momentin burrat më të rrezikshëm të botës po bëjnë kompromis. Kompromisi mes tyre po arrihet në kohën kur gazeta Indepedent ka shkruar se Donald Trump dhe Muhamed bin Selman janë njerëzit më të rrezikshëm në botë. Patrik Kabran një prej gazetarëve të gazetës Indepedent, në një artikull të tij shkruan se pasi Arabia Saudite ka marrë mbështetjen e Amerikës në luftën kundër Jemenit, disa prej princave sauditë po mundohen të inkurajojnë Uashingtonin që t’i kundërvihet Teheranit. Kabran në artikullin e tij të titulluar “ Takimi i Trump me Muhamed Selman, njerëzit më të rrezikshëm në botë” shkruan; Shumica e analistëve besojnë se Trump është politikani më i rrezikshëm mbi rruzullin tokësor dhe ai do të takohet me Muhamed Bin Selman, personi i dytë përgjegjës për trazirat në botë.

Përpjekja për ta prezantuar Arabinë Saudite si lider të botës islame

Përveç rasteve të lartpërmendura, Arabia Saudite duke ftuar Donald Trump për një vizitë në Riad si dhe duke ftuar liderët e vendeve të ndryshme, veten mundohet ta tregojë si lider dhe kryesues të botës islame. Arabia Saudite ka ftuar në mënyrë zyrtare krerët e 17 vendeve që ata të vizitojnë Riadin njëkohësisht me vizitën e presidentit amerikan. Presidenti Trump vizitën e tij në Arabinë Saudite e ka ndarë në tre pjesë që përbëhet nga takimi me Selman Bin Abdul’aziz, takimi me krerët e vendeve arabe të gjirit Persik dhe takimi me krerët e vendeve të tjera arabe dhe islame.

Depoja gjithmonë i etur

Arabia Saudite përgjatë viteve të fund duke shpenzuar me miliarda dollarë ka blerë vazhdimisht armatime nga vendet perëndimore dhe sidomos nga amerikan dhe në këtë mënyrë është kthyer në vendin depozitues më të madh të armëve në rajonin e Lindjes së Mesme. Është për tu habitur fakti se Arabia Saudite vazhdon të jetë e interesuar për të blerë sa më shumë armatime dhe mesa duket depot e këtij vendi nuk kanë të mbushur. Një ditë më parë agjencia Reuters shkruan se kontrata për armatime me vlerë 100 miliard dollarë mes Amerikës dhe Arabisë Saudite është në përfundim e sipër. Një prej funksionarëve të shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se vlera e kontratave të armatimeve të Amerikës dhe Arabisë Saudite në 10 vitet e ardhshme pritet të kapë shumën 300 miliard dollarë. Ne jemi në përfundim të një dosjeje kontratash dhe marrëveshjes, ka thënë ky funksionar i Shtëpisë së Bardhë. Dosja është përpiluar në atë formë që ajo të plotësohet gjatë vizitës së presidentit Donald Trump në Riad. Kontratat përfshijnë blerjen e sistemit mbrojtës raketor Tad që prodhohet nga kompania Lokhid Martin, sistem kompjuterik C2 BMC për kontrollin e komunikacionit dhe të makinave të rënda dhe kontrata për blerjen e tankeve të tipit M109. Të tilla kontrata dëshmojnë për faktin se Arabia Saudite është kthyer në një minierë ari apo lopë qumështi për Amerikën, e cila me politikat anti-iraniane të Riadit mundohet të shtojë sa më shumë pasurinë e saj.