Raketa saudite vret tre gra jemenase
Tre gra jemenase janë vrarë kur forcat ushtarake saudite nisën një sulm me raketa kundër një zone banimi në provincën veriperëndimore Saade të Jemenit, ndërsa regjimi Al Saud vazhdon me sulmin e tij të egër ndaj fqinjit të varfër jugor.
Burimet lokale, duke folur në kushte anonimiteti, thanë në rrjetin televiziv al-Sumaria se raketa shpërtheu në lagjen Shada'a të provincës Saade. Ndërkohë, një vajzë jemenase pësoi plagë të rënda kur një bombë fragmentale e ndaluar ndërkombëtarisht, shpërtheu në krahinën fqinje të Amranit. Nga ana tjetër, forcat e ushtrisë jemenase, të mbështetur nga luftëtarë të Komiteteve Popullore Aleate, kanë qëlluar për vdekje një ushtarak saudit në rajonin kufitar jugperëndimor të Xhizanit në jug të Arabisë Saudite. Të martën në mbrëmje, forcat jemenase qëlluan dhe vranë një tjetër ushtar saudit në bazën ushtarake al-Abadijah.