Numri i viktimave nga Kolera në Jemen arrin 187 persona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51066-numri_i_viktimave_nga_kolera_në_jemen_arrin_187_persona
Numri i viktimave nga Kolera në Jemen ka arritur 187 persona në ditët e fundit sepse spitalet dhe qendrat shëndetësore të Jemenit për shkak të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite dhe bllokadës kundër popullin jemenas, nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbime të duhura për pacientët. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 17, 2017 06:23 Europe/Tirane
  • Numri i viktimave nga Kolera në Jemen arrin 187 persona

Numri i viktimave nga Kolera në Jemen ka arritur 187 persona në ditët e fundit sepse spitalet dhe qendrat shëndetësore të Jemenit për shkak të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite dhe bllokadës kundër popullin jemenas, nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbime të duhura për pacientët. 

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Adnan Hazam, zëdhënësi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Jemen ka deklaruar se në mesin e viktimave të shkaktuara nga kolera janë edhe dhjetëra fëmijëve. Kjo është në kohën kur përhapja e sëmundjes kolera në provincat e ndryshme të Jemenit, po vazhdon me një intensitet të madh. OKB ka deklaruar se dy e treta e popullsisë së Jemenit janë të privuar nga posedimi i ujit të pijshëm të shëndoshë. Këto viktima janë shkaktuar gjatë ditëve të fundit. Adnan Hazam ka thënë se ekzistojnë edhe 14 mijë raste që dyshohet të jenë infektuar me sëmundjen e kolerës. Ndërkohë, spitalet dhe qendrat shëndetësore të Jemenit nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbime të duhura për personat e infektuar me këtë sëmundje.