Propozimi i ri i OKB lidhur me negociatat e Gjenevës
Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Sirisë njoftoi për një propozim të ri dërguar palëve negociatore në Gjenevë.
Stefan De Mistura ka thënë se delegacioneve të opozitarëve dhe qeverisë siriane u është propozuar që të krijojnë një komitet ekspertësh për të analizuar kushtetutën dhe akordet e mëparshme. Më herët De Mistura kishte thënë se pikat kryesore të diskutimeve në Gjenevë do të jenë formimi i shtetit, kushtetuta e re, zgjedhjet dhe lufta kundër terrorizmit. Ndërsa presidenti i Rusisë ka thënë se Irani, Rusia dhe Turqia do të mbajnë një takim për të diskutuar mbi marrëveshjen e krijimit të zonave për uljen e tensioneve në Siri. Për momentin qëllimi kryesor është forcimi i armëpushimit me qëllim që të krijohen kushtet për paqe dhe zgjidhjen politike të krizës në Siri. Nëse rrjedha e ngjarjeve ecën sipas parashikime do të arrijmë objektivin kryesor, ka thënë në fjalën e tij Vladimir Putin president i Rusisë.