UNICEF: 209 jemenas kanë vdekur nga kolera
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51128-unicef_209_jemenas_kanë_vdekur_nga_kolera
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) raportoi se 209 civilë jemenas kanë vdekur në javët e fundit në një epidemi të kolerës që kërcënon jetën e shumë njerëzve në Jemen, i cili ka qenë nën sulmet ajrore saudite për më shumë se dy vjet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2017 17:31 Europe/Tirane
  • UNICEF: 209 jemenas kanë vdekur nga kolera

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) raportoi se 209 civilë jemenas kanë vdekur në javët e fundit në një epidemi të kolerës që kërcënon jetën e shumë njerëzve në Jemen, i cili ka qenë nën sulmet ajrore saudite për më shumë se dy vjet.

UNICEF njoftoi të mërkurën se rritja e vdekjeve të lidhura me kolerën në Jemen ishte "alarmante". Misioni i UNICEF-it në Jemen shtoi se rreth 17.200 raste të dyshuara të kolerës ishin raportuar në të gjithë vendin e varfër arab, viktimë e agresionit dhe bllokadës totale të imponuar nga Arabia Saudite. Mohammed al-Asaadi, zëdhënësi i agjencisë së UNICEF-it në Jemen, tha se rreth 3,000 raste të reja të dyshuara po raportoheshin çdo ditë. Të dielën, Ministria e Shëndetësisë e Jemenit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Sana'a në lidhje me epideminë e kolerës. Organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq, thonë se lufta e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit dhe një embargo kundër këtij vendi të varfër vendit janë përgjegjës për epideminë e kolerës. Agresioni saudit ka goditur rëndë objektet dhe infrastrukturën e vendit të varfër, duke shkatërruar shumë spitale, shkolla dhe fabrika.