Një palestinez dënohet nga gjykata sioniste me 25 vjet burg
May 18, 2017 08:03 Europe/Tirane
Gjykata ushtarake e regjimit sionist ka dënuar një palestinez me 25 vjet heqje lirie.
Ushtria e regjimit sionist deklaroi se gjykata ushtarake e Izraelit dje ka dënuar 25 vjet burg një palestinez i cili akuzohet për plagosjen me thikë të 4 izraelitëve në vitin 2015. Ushtria izraelite njoftoi se Emad Trada dënohen nën akuzën e përpjekjeve për të kryer vrasje. Ai gjithashtu ka marrë një gjobë prej 60 mijë dollarësh të cilat duhet tua paguajë 4 izraelitëve të plagosur. Në kohën kur Trada plagosi këta 4 izraelitë në nëntor të vitit 2015 ishte vetëm 19 vjeç.
Tags