Çlirohen dy baza ajrore në Mosul të Irakut
Forcat vullnetare popullore të Irakut 'Hashd Sha'bi" kanë çliruar dy baza ajrore në perëndim të Mosulit në veri të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.
Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se Sami Al-Masudi, një prej komandantëve të forcave vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi", bëri të ditur çlirimin e aeroportit ushtarak në perëndim të Mosulit dhe deklaroi: "Duke marrë parasysh rolin e kësaj bazës ajrore në furnizimin me pajisje të forcave të ushtrisë së Irakut, çlirimi i kësaj baze ushtarake strategjike ka rëndësi shumë të madhe". Al-Masudi gjithashtu bëri të ditur çlirimin e bazës ajrore Sehl në rajonin Sanxhar në jug të rajonit Al-Kirvan me përkushtimin e forcave vullnetare popullore të Irakut dhe tha se Hashd Sha'bi në kuadër të këtyre operacioneve kanë çliruar edhe 6 fshatra.