Çlirohen dy baza ajrore në Mosul të Irakut
(last modified Fri, 19 May 2017 09:57:00 GMT )
May 19, 2017 11:57 Europe/Tirane
  • Çlirohen dy baza ajrore në Mosul të Irakut

 Forcat vullnetare popullore të Irakut 'Hashd Sha'bi" kanë çliruar dy baza ajrore në perëndim të Mosulit në veri të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.

Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se Sami Al-Masudi, një prej komandantëve të forcave vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi", bëri të ditur çlirimin e aeroportit ushtarak në perëndim të Mosulit dhe deklaroi: "Duke marrë parasysh rolin e kësaj bazës ajrore në furnizimin me pajisje të forcave të ushtrisë së Irakut, çlirimi i kësaj baze ushtarake strategjike ka rëndësi shumë të madhe". Al-Masudi gjithashtu bëri të ditur çlirimin e bazës ajrore Sehl në rajonin Sanxhar në jug të rajonit Al-Kirvan me përkushtimin e forcave vullnetare popullore të Irakut dhe tha se Hashd Sha'bi  në kuadër të këtyre operacioneve kanë çliruar edhe 6 fshatra.

Tags