Plagosen disa palestinezë gjatë përleshjeve me ushtarët sionistë
(last modified Fri, 19 May 2017 16:47:36 GMT )
May 19, 2017 18:47 Europe/Tirane
  • Plagosen disa palestinezë gjatë përleshjeve me ushtarët sionistë

Forcat ushtarake izraelite thuhet se qëlluan dhe plagosën disa palestinezë, duke përfshirë një grua, në Bregun e pushtuar perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza Ashraf al Kidra tha se dhjetëra njerëz kishin shkuar në lindje të qytetit Beit Lahia për të shprehur solidaritet me qindra palestinezë, të cilët kanë hyrë në grevë urie në burgjet izraelite në shenjë proteste ndaj politikës administrative të regjimit të Tel Avivit dhe kushteve të këqija në burgje. Një demonstrues 21-vjeçar pësoi lëndime të rënda pasi forcat izraelite hodhën një mjet shpërthyes në turmë.

 

Tags