OBSH: Mbi 200 mijë jemenas rrezikohen nga kolera
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51284-obsh_mbi_200_mijë_jemenas_rrezikohen_nga_kolera
Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin duke paralajmëruar se në 6 muajt e ardhshëm mbi 200 mijë jemenas do të preken nga sëmundja e kolerës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2017 14:18 Europe/Tirane
  • OBSH: Mbi 200 mijë jemenas rrezikohen nga kolera

Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin duke paralajmëruar se në 6 muajt e ardhshëm mbi 200 mijë jemenas do të preken nga sëmundja e kolerës.

OBSH publikoi sot (e premte) një komunikatë, ku njoftoi se gjatë tre javëve të fundit rreth 23 500 jemenas janë prekur nga kolera dhe 242 prej tyre kanë vdekur nga kjo epidemi. Kjo organizatë shprehu shqetësimin për gjendjen alarmante në Jemen dhe parashikoi që gjatë 6 muajve të ardhshëm mbi 200 mijë jemenas do të preken nga kolera, ndërsa Jemeni vazhdon të vuajë nga agresioni mbi 2 vjecar i Arabisë Saudite dhe nga bllokada që i është imponuar këtij vendi nga regjimi agresor Al Saud. Deri tani, nën heshtjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare,  mbi 12 mijë jemenas kanë humbur jetën në sulmet saudite, ndërsa ekonomia dhe infrastruktura e vendit më të varfër arab është shkatërruar plotësisht.