Raketë në drejtim të kryeqytetit të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51304-raketë_në_drejtim_të_kryeqytetit_të_arabisë_saudite
Njëkohësisht me nisjen e vizitës së presidentit amerikan në Arabinë Saudite, në drejtim të kryeqytetit Riad ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë lëshuar një tjetër raketë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2017 02:53 Europe/Tirane
  • Raketë në drejtim të kryeqytetit të Arabisë Saudite

Njëkohësisht me nisjen e vizitës së presidentit amerikan në Arabinë Saudite, në drejtim të kryeqytetit Riad ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë lëshuar një tjetër raketë.

Donald Trump ditën e premte ka nisur vizitën e tij të parë jashtë shtetit për të shkuar në Riad. Agjencia Mejadin e lajmeve ditën e premte duke cituar burime ushtarake nga jemeni njoftoi se forcat popullore dhe të ushtrisë kanë goditur Riadin me një raketë të tipit Zelzal-2. Edhe televizioni Masira i Jemenit duke cituar një zëdhënës të ushtrisë jemenase tha se mesazhi i lëshimit të raketës në drejtim të Jemenit është që Arabia Saudite ta dijë se Jemeni është në gatishmëri të plotë të përballet me armikun. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe Anglia prej marsit të vitit 2015 ka nisur agresionin kundër popullit jemenas duke lënë të vrarë të paktën 12 mijë civilë.