Presidenti irakian optimist për çlirimin tërësisht të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51382-presidenti_irakian_optimist_për_çlirimin_tërësisht_të_mosulit
Presidenti i Irakut deklaroi se është optimist se gjatë ditëve të ardhshme do të çlirohet tërësisht pjesa perëndimore e Mosulit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Presidenti irakian optimist për çlirimin tërësisht të Mosulit

Presidenti i Irakut deklaroi se është optimist se gjatë ditëve të ardhshme do të çlirohet tërësisht pjesa perëndimore e Mosulit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.

Presidenti irakiane këto deklarata i ka bërë pasi forcat speciale të këtij vendi kanë deklaruar përfundimin e misionit të tyre përgatitor në Mosul. Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Fuad Masum, presidenti i Irakut të shtunën në takimin e Forumit Botëror për Ekonomi në rajonin Bahrul-Mejt në perëndim të Amanit, kryeqytetit të Jordanisë, deklaroi: "Iraku gjatë luftës kundër terrorizmit ka shënuar fitore të rëndësishme dhe të mëdha". Fuad Masum kërkoi nga investitorët e huaj që të ndihmojnë rindërtimin e qytetit Mosul i cili që nga viti 2014 mbahej i pushtuar nga terroristët e grupit ISIS. Presidenti irakian gjithashtu, të premten në një konferencë për shtyp në Aman të Jordanisë deklaroi: "Populli i Irakut me unitetin e tij në luftën kundër terrorizmit, nuk ka lejuar që grupi terrorist ISIS të pushtojë më shumë territore të Irakut dhe të shkatërrojë vende të tjera në rajonin e Lindjes së Mesme".