Mahmud Abas i gatshëm të takohet me Netanjahun
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51384-mahmud_abas_i_gatshëm_të_takohet_me_netanjahun
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka deklaruar gatishmërinë e tij për tu takuar me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 21, 2017 08:30 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas i gatshëm të takohet me Netanjahun

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka deklaruar gatishmërinë e tij për tu takuar me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i AAP, të shtunën në takimin ndërkombëtar ekonomik në Jordani është takuar me Tzipi Livni, ish-ministrja e jashtme e regjimit sionist. Mahmud Abas në këtë takim kërkoi rifillimin e negociatave për kompromis në prag të vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës në Palestinën e okupuar. Mahmud Abas të shtunën ka shkuar në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, për të marrë pjesë në takimin e krerëve të disa vendeve arabe me presidentin amerikan.