Krimet e reja të ISIS në lindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51394-krimet_e_reja_të_isis_në_lindje_të_sirisë
Grupi terrorist ISIS, në krimet e tij më të fundit ka ekzekutuar me vdekje 19 civilë në Dejrul Zur të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2017 05:44 Europe/Tirane
  • Krimet e reja të ISIS në lindje të Sirisë

Grupi terrorist ISIS, në krimet e tij më të fundit ka ekzekutuar me vdekje 19 civilë në Dejrul Zur të Sirisë.

Observatori i të drejtave të njeriut në Siri i varur nga opozitarët ka deklaruar se 2 fëmijë dhe 2 femra ishin në mesin e 19 personave të vrarë nga grupi terrorist takfirist ISIS. Përveç kësaj grupi terrorist ISIS ka rrëmbyer tre anëtarë të forcave demokratike kurde duke i çuar në drejtim të paditur. Qendra e observatorit sirian për të drejtat e njeriut në Londër ndër të tjera njoftoi se ISIS ka ekzekutuar me vdekje më shumë se 4 mijë civilë në 34 muajt e luftës në Siri. Ndërkohë grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar 510 anëtarë të tij për shkak të luftës, ndërsa 346 janë vrarë në luftë me grupet e tjera terroriste. Dështimet e vazhdueshme të terroristëve në Siri dhe avancimet e ushtrisë dhe të forcave të rezistencës, kanë krijuar mosmarrëveshje të thella mes krerëve të grupeve terroriste.