Abdul’malek Houthi: Trump synon shpërbërjen e vendeve arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51398-abdul’malek_houthi_trump_synon_shpërbërjen_e_vendeve_arabe
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen, deklaroi se qëllimi i vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite, është shpërbërja e vendeve arabe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2017 05:56 Europe/Tirane
  • Abdul’malek Houthi: Trump synon shpërbërjen e vendeve arabe

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen, deklaroi se qëllimi i vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite, është shpërbërja e vendeve arabe.

Abdul’malek Houthi, në një mesazh të tij drejtuar protestuesve në Sana të cilët me sloganet e tyre “ Jo terrorizmit amerikan kundër Jemenit” protestuan kundër vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite, deklaroi: Qëllimi i vizitës së Trump është marrja e mbështetjes nga vendet arabe për planin amerikano-izraelit për shpërbërjen e vendeve arabe. Kreu i lëvizjes Ansarullah tha se qëllimi i samitit të Riadit është realizimi i objektivave të regjimit sionist dhe shtoi se ndarja dhe shpërbërja e vendeve arabe dhe islamike dhe krijimi i shteteve të vogla me qeveri të dobëta ka për qëllim heqjen e rreziqeve ndaj Izraelit. Houthi përmendi mbështetjen financiare të Arabisë Saudite dhe të EBA për realizimin e këtij komploti dhe tha se përpjekja për shkatërrimi i dy vendeve pas varfërimit të tyre, është qëllimi i vizitës së Trump. Pas vizitës në Riad, presidenti Trump do të vizitojë Izraelin.