Qytetarët bahrejnase protestojnë kundër dënimit të Shejkh Isa Kasem
Qytetarët e irrituar të Bahrejnit me dënimin e Shejkh Isa Kasem, liderit të myslimanëve shiitë të këtij vendi, të dielën kanë protestuar në rrugën e qyteteve të Bahrejnit në mbrojtje të liderit të tyre.
Regjimi Al Khalifa të dielën ka lëshuar dënimin kundër Shejkh Isa Kasem me një vit burg të pezulluar dhe me pagimin e gjobës 100 mijë dinarë dhe konfiskimin e pasurive legjitime dhe fetare të mbledhur nga të ardhurat fetare dhe dy parcela tokë. Qytetarët bahrejnas në këto protesta kanë dënuar këtë vendim të lëshuar nga gjykata e Bahrejnit kundër Shejkh Isa Kasem dhe kanë djegur goma makine. Lëvizja për liria dhe demokraci e Bahrejnit në reagim ndaj këtij vendimi, ka deklaruar se ky vendim i gjykatës së Bahrejnit kundër Shejkh Isa Kasem është një veprim politik i regjimit kundër liderit të myslimanëve shiitë të Bahrejnit.