Çlirohen gjashtë fshatra të tjerë në perëndim të Mosulit
(last modified Mon, 22 May 2017 06:28:43 GMT )
May 22, 2017 08:28 Europe/Tirane
  • Çlirohen gjashtë fshatra të tjerë në perëndim të Mosulit

Forcat vullnetare popullore të Irakut në kuadër të operacioneve të tyre kundër terroristëve, kanë çliruar gjashtë fshatra të tjera në pjesën perëndimore të Mosulit nga pushtimi i terroristëve të ISIS.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Hadi Al-Ameri, një prej komandantëve të forcave vullnetare popullore të Irakut, në lidhje me këtë deklaroi: "Forcat vullnetare popullore të Irakut kanë çliruar gjashtë fshatra të tjera nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Këto fshatra janë çliruar pas rrethimi të plotë të armikut për gjashtë ditë dhe pas kryerjes së operacioneve ushtarake gjatë natës". Forcat vullnetare popullore edhe të dielën kanë spastruar disa zona në perëndim të Mosulit dhe kanë ngushtuar hallkën e rrethimit të terroristëve të ISIS.