Qytetarët bahrejnas vazhdojnë mbështetjen ndaj Shejkh Isa Kasem
Qytetarët e Bahrejnit të dielën në mbrëmje kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar vendimin e gjykatës bahrejnase ndaj Shejkh Isa Kasem.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se qytetarët e Bahrejnit në shumë rajone të këtij vendi kanë organizuar protesta dhe kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa për shkak të dënimit që ka caktuar për klerikun fetar Shejkh Isa Kasem. Forcat e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit në disa rajone kanë shtypur me dhunë protestat dhe kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Regjimi Al Khalifa dje ka lëshuar dënimin kundër Shejkh Isa Kasem me një vit burg të pezulluar dhe me pagimin e gjobës 100 mijë dinarë dhe konfiskimin e pasurive legjitime dhe fetare të mbledhur nga të ardhurat fetare dhe dy parcela tokë.