Sulmi vdekjeprurës godet qendrën ushtarake të Irakut në Dijale
May 22, 2017 16:29 Europe/Tirane
Të paktën katër ushtarë irakianë janë vrarë në një sulm me bombë në një qendër ushtarake të trajnimit në provincën lindore Dijale.
Dy oficerë irakianë, të cilët kërkuan qe emrat e tyre të mos përmendeshin, thanë se gjashtë sulmues goditën bazën në veri të Bagdadit, të hënën në mëngjes. Pesë prej tyre kanë shpërthyer xhaketat e tyre shpërthyese brenda qendrës së stërvitjes. Sulmi gjithashtu la katër të tjerë të plagosur, duke përfshirë dy oficerë,. Situata tani është nën kontroll. Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ka pasur një rritje të sulmeve terroriste pasi terroristët e ISIS janë nën presion të madh në qytetin e Mosulit, bastioni i tyre i fundit në vend.
Tags